Loading…
Publikohen më herët specifikat e telefonit të ardhshëm Sony
  • 22/11/2017 | 13:00

...

Pas rrjedhjes së informacioneve për modelin H4233 në shtator, tash kanë dalë edhe specifikat e telefonit të ri të mençur Sony, i cili do të publikohet gjatë vitit të ardhshëm.


Sipas GFXBench, pajisja do të vijë me emrin Sony H4133.

H4133 është pajisje e segmentit të mesëm, që e dëshmon edhe procesori Snapdragon 630, 3GB RAM memorie dhe 32 GB hapësirë për ruajtje.

Sony H4133 do të ketë ekran 5.2 inç me rezolucion 1080p, kamerë të pasme prej  21 MP, me mbështetje për xhirim 4K dhe blicin LED.

Pajisja do të ketë kamerë për selfi prej 8 MP dhe sistemin e ri operativ Android Oreo, transmeton KoosvaPress.

Pasi që emri kodues i telefonit fillon me shkronjën H, pritet që kjo pajisje të publikohet vitin e ardhshëm, pasi që pajisjet e këtij viti kishin shkronjën G në emrin e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë