Loading…
Publikohen për herë të parë 14 telegramë të periudhës 1912-1914
  • 30/11/2017 | 19:02

...

Për herë të parë për publikun kryeqytetas u ekspozuan 14 telegrame të përfaqësive të rretheve të ndryshme të Shqipërisë, prej nga dolën delegatët e Kuvendit të Vlorës në 1912.


Në ekspozitën “105-vjetori i shpalljes së Pavarësisë”, çelur në kuadër të festave të nëntorit në Muzeun Historik Kombëtar, janë ekspozuar për publikun pena me të cilën është nënshkruar Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, aparati telegrafik mors me të cilin qeveria e përkohshme e Vlorës ka marrë e ka dhënë telegrame gjatë periudhës 1912-1914, objekte personale të protagonistëve të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, transmeton ATSH.

Pjesë e ekspozitës janë dhe 30 flamuj të periudhës së Pavarësisë, foto origjinale të Ismail Qemalit dhe foto të firmëtarëve.

Presidenti i Qendrës Mbarëkombëtare të Koleksionistëve të Shqipërisë, Shpëtim Sala tha se ekspozita “105-vjetori i shpalljes së Pavarësisë” vjen në frymën e shumë bashkëpunimeve me Muzeun Historik Kombëtar. Ai shtoi se e veçantë në këtë ekspozitë është dhe paraqitja e 14 telegrameve, të cilat hedhin dritë se çfarë ka ndodhur gjatë ditëve të ngarkuara të nëntorit të vitit 1912.

“Ka shumë gjëra të reja që evidentoheshin për përfaqësuesit në marrëdhëniet e qeverisë së përkohshme të Vlorës me ushtri të mbledhura turke, telegrame që i dërgohen nga Ismail Qemali ushtrive pushtuese, ushtrive greke që mos afrohen në një Shqipëri që është e pavarur”, tregon studiuesi Shpëtim Sala.

Por sipas tij shumë telegrame janë të shkruara në gjuhën osmane dhe përkthimi i tyre është shumë i vështirë.

“Është e vështirë llogaritja jo e vitit, por e datave. Ne jemi mësuar me një histori që kemi lexuar dhe të censuruar. Dhe sot ne mundohemi që një pjesë e tyre t’ia paraqesim studiuesve”, tha studiuesi Sala në fjalën e tij në hapjen e kësaj ekspozite .

Ekspozita do të qëndroj e hapur për publikun deri më 4 dhjetor në Muzeun Historik Kombëtar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë