Loading…
Publikohet traileri i filmit “Martesa” me regji të Blerta Zeqirit
  • 07/11/2017 | 19:59

...

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Martesa” me regji të Blerta Zeqirit tashmë ka publikuar trailerin zyrtar.


Në këtë film që shtjellohet dashuria nëpërmjet një trekëndëshi, me rolet e tyre luajnë aktorët: Adriana Matoshi, Alban Ukaj e Genc Salihu.

Bekimi dhe Anita gjenden në një ngjarje të dhimbshme ku janë gjetur mbetje nga varrezat masive. Prindërit e Anitës janë të zhdukur, dhe çifti është gati për martesë. Çifti, i kthyer në Prishtinë, e takon Nolin, muzikantin që jeton në Francë. Ai ka qenë shoku i ngushtë i Bekimit, ndërsa ata nuk e kanë parë njëri-tjetrin për dy vite” shkruhet mes tjerash në kritikën e Vassilis Economou.

Ndërkaq, ky film ka premierën botërore më 28 nëntor në Estoni, në festival të kategorisë A.
Përndryshe, ky është filmi i parë i metrazhit të gjatë për regjisoren Blerta Zeqiri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë