Loading…
Publikohet xhirimi i hetimit të djalit, i cili vrau 17 shokë shkolle: “A të thanë zërat të marrësh avokat?”
  • 09/08/2018 | 22:01

...

Në shkurt të këtij viti, Nicolas Cruz ka vrarë 17 persona në shkollën e mesme në Parkland – ndërsa policia ka vendosur që ta publikojë xhirimin e hetimit të djalit, të cilin, kur ta gjykojnë, e pret burgu i përjetshëm apo dënimi me vdekje.


Nicolas Cruz i ka thënë inspektorit se kanë filluar t’i shfaqen demonët, të cilët i kanë thënë të djegë, të vrasë e të shkatërrojë.

Hetuesi në këtë ia kthen se ka mundur t’i ndalojë demonët sikur të donte, e kjo ka bërë që djali të trazohet dhe të sillet çuditshëm, transmenton gazetametro.net.

“Kam dashur t’i ndaloj demonët”, ka vazhduar me nerva Cruz, duke prekur kokën.

“Mendoj se ti i do demonët tu”

“Po sillesh ashtu, sepse kjo që po të flas ka kuptim, ndërsa ty nuk të pëlqen. Mendoj se ti i do demonët tu”, ka thënë hetues, e pas kësaj Cruz e ka humbur fare dhe vetëm ka thënë se do avokat.

“A ta thanë këtë zërat të marrësh avokat”, ka komentuar inspektori dhe pas kësaj ka dalë nga dhoma.

Në video shihet se djali ka vazhduar të sillet ngapak me histeri, duke kruar me agrisivitet dorën./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë