Loading…
Puna më e mirë në botë: Nutella kërkon shijues profesionistë të çokollatës
  • 28/07/2018 | 18:26

...

Një ndër kompanitë më të mëdha të produkteve të çokollatës në botë, Nutella, është duke kërkuar punëtorë të cilët do të kenë për detyrë vetëm të provojnë shijen e kakaos, lajthisë dhe produkteve të tjera gjysmë të përfunduara, transmeton Gazeta Metro.

Euroneës shkruan që kompania amë e Nutellas, Ferrero Rocher, ka publikuar konkursin tashmë edhe në internet dhe dashuria që kanë njerëzit për Nutellan ka bërë që lajmi të bëhet i famshëm nëpër internet.

Në shpallje thuhet që kompania me bazë në Itali kërkon 60 shijues të cilët do të përkujdesen që të shijojnë disa nënprodukte të sistemit të prodhimit gjatë procesit të prodhimit të ëmbëlsirave në fabrika.

“Kandidatët idealë për këtë punë do të dërgohen në një trajnim katër javor me pagesë, ku të punësuarit do të mësohen të shijojnë produktet e kompanisë dhe të tregojnë me fjalë ndjenjën që kanë pasur gjatë konsumimit të tyre”, thuhet në shpallje.

Kompania Ferrero është pronë e familjes me të njëjtin emër, që llogaritet si familja më e pasur në Itali. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë