Loading…
Punëtorët e KEK-ut do t’i marrin pagat me rritje në prill
  • 14/02/2018 | 22:16

...

Kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Rafet Osmani ka treguar se është njoftuar nga menaxhmenti i KEK-ut, se pagat me rritje do t’i marrin më 15 prill.


LEXO EDHE:

Haradinaj u premtoi, tash punëtorët e KEK’ut e kërcënojnë me grevë.

Shqyrtohet vendimi për rritje pagash në KEK.

Njoftimi i plotë i Rafet Osmanit:

Të nderuar anëtarë SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut, ju njoftojmë se morëm informatën më shkrim nga Bordi i KEK-ut dhe menaxhmenti i KEK-UT, se rritja e pagave për punëtorët e KEK-ut në mënyrë lineare nga 100€ do të ndodhë me pagën e marsit që do të merret më 15 prill.

Në Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës nesër do të mbajmë mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të SRKEK-ut, ku do të vlerësohet oferta dhe do të ju njoftojmë se si do të veprojmë.

Urime anëtarë SRKEK-ut, urime punëmarrës KEK-ut, Faleminderit të gjithë atyre që kontribuuan për ngritjen e pagave.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë