Loading…
Punëtorët e KEK’ut i bashkohen VALA’s, nga sot në një rrjet
  • 24/07/2018 | 12:49

...

Afër 5000 mijë Punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë kaluar në shërbimet e telefonisë VALA, kështu kjo ndërmarrje ju është bashkuar institucioneve shtetërore, kompanive publike, bizneseve private dhe universiteteve.


Afër 5000 punëtorë të KEK-ut,  do të përfitojnë nga rrjeti i shpejtë i internet 4G, që kësaj korporate do t’ua lehtësojë në masë të madhe sistemin e operimeve teknologjike.

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli bëri të ditur se është tejet i entuziazmuar për nënshkrimin e kontratës me KEK-un duke thelluar edhe më tepër këtë partneritet reciprok.

“Të gëzon fakti që edhe një ndërmarrje e madhe me mijëra punëtorë, siç është KEK-u i bashkohet Vala-s, gjë që përbën, njëkohësisht, një kënaqësi dhe obligim për ne që produktet dhe rrjetin tonë t’i pasurojmë dhe forcojmë edhe më tutje në dobi të të gjithë atyre që i besojnë operatorit publik, Vala dhe shërbimeve të saj”, tha Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli.

Sipas tij, nënshkrimi i kontratës mes këtyre dy ndërmarrjeve paraqet një bashkëpunim dhe mirëbesim të vazhdueshëm mes dy gjigantëve të ekonomisë së Kosovës.

“Është e rëndësishme të thuhet se jemi shumë të kënaqur me shërbimet e VALA-s dhe kjo marrëveshje e sotme, është një tjetër dimension i thellimit të bashkëpunimit mes dy kompanive, në vazhdën e bashkëpunimeve që kemi pasur edhe në të kaluarën. KEK-u është korporata më e madhe në vend edhe nga aspekti kapital, edhe me numrin më të madh të punëtorëve, andaj me afër 5000 punëtorë do të jemi pjesë e shfrytëzimit të shërbimeve të Vala-s për shkak të ofertës së saj më të favorshme”, theksoi Njazi Thaqi, u.d. i Drejtorit Menaxhues të KEK-ut.

Telekomi i Kosovës ka hedhur në treg oferta të ndryshme dhe shumë konkurruese për të gjithë konsumatorët duke mundësuar pako të shumëllojshme me biseda pa limit dhe internetin më të shpejtë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë