Loading…
Pushime apo protesta? – 1000 policë nëpër plazhet e Shqipërisë
  • 19/06/2018 | 14:16

...

Policia e Shqipërisë po zbaton një plan masash për të garantuar sigurinë e mbarëvajtjes së sezonit turistik.


Zëvendës-ministrja e Brendshme Romina Kuko, tha sot se, “1000 forca policie janë vendosur përgjatë gjithë vijës bregdetare në të gjithë territorin e vendit, me qëllim rritjen e disponibilitetit të policisë ndaj turistëve dhe pushuesve, fluksi i të cilëve sa vjen e shtohet në destinacionet bregdetare shqiptare”, transmeton gazetametro.net.

Duke iu drejtuar të pranishmëve në takimin mbi turizmin që zhvilloi punimet në Durrës, Kuko theksoi se, pikërisht në Durrës që është edhe destinacioni kryesor i turistëve, “kemi shtuar një postë policie, ndërkohë që janë shtuar masat e sigurisë nga ajri dhe deti”.

Gjithashtu u shpreh ajo, kujdes po bëhet edhe për mjetet lundruese që të mos ndërhyjnë në sigurinë e pushuesve që lahen në det, ndërkohë që ka filluar monitorimi i zhurmave në lokale për respektimin e orarit, transmeton atsh.

Kuko tha se, shërbime të policisë, patrullojnë në plazh me biçikleta për të garantuar sigurinë në mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë