Loading…
Pushuesit në bregdetin kroat tronditen nga turisti i veshur si terrorist (Foto)
  • 19/06/2017 | 13:28

...

Ashleigh Cowie nga Skocia, ka qenë duke pushuar në ishullin Hvar të Kroacisë, kur pranë saj ka kaluar një turist i veshur si terrorist ndërsa mbante me vete edhe armë plastike.


Të pranishmit janë tronditur nga prania e britanikut, që kishte edhe një jelek në të cilin ishin kapur bomba të rrejshme.

Turisti i veshur si terrorist dhe me armë të rrejshme.

“Ishim duke pushuar, kur të gjithë nisën të ndjehen keq shkaku i pranisë së tij , transmeton Telegrafi. Ai fliste në telefon me zë të lartë, ndërsa bënte xhiro pa kontroll”, ka thënë Cowie lidhur me rastin.

Në imazhet e publikuara në rrjetin social, janë lënë komente shumë negative për turistin, që nuk la shije të mirë me këtë veshje provokuese.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë