Loading…
Putin përjeton disfatë në mes të Moskës
  • 13/09/2017 | 11:26

...

Koalicioni i partive liberale opozitare ka realizuar fitore të papritur në zgjedhjet lokale dhe rajonale të cilat u mbajtën të dielën në Rusi, duke grabitur fitoren në shumë njësi zgjedhore në mes të Moskës, duke përfshirë edhe në atë ku ka votuar kryetari Vladimir Putin.


Megjithatë, Partia e Putinit, Rusia e Bashkuar, e cila është në pushtet tashmë 17 vite, ka fituar shumicën e vendeve në këto zgjedhje, por suksesi i opozitës në qendër të metropolit rus kurrqysh nuk është i papërfillshëm, aq më tepër që Rusia e Bashkuar u mund në rajonin Gagarinski, në të cilin votoi vet Putin’i.

Koalicioni opozitar Demokratët e Bashkuar në atë rajon i fitoi të gjitha 12 vendet, transmeton gazetametro.net.

Demokratët e Bashkuar, në mes të cilëve janë partitë liberale Yabloko dhe Parnas, kanë fituar 11 nga 12 vende edhe në rajonin Tverckaja e cila gjendet shumë afër Kremlinit, derisa në rajonin Kamovniki i kanë fituar gjithë 15 vendet, duke fituar kështu gjithsej shumicën e 14 rajoneve të Moskës.

Në pjesët tjera të Rusisë,  ku dalja e votuesve ishte vetëm 15 për qind, shumica kanë votuar për partinë në pushtet, ndërsa moskovitët kanë treguar haptas dëshirën për ndryshime, reforma dhe për fytyra të reja në politikë.

Disa nga kandidatët, të cilët i kanë zgjedhur qytetarët e Moskës, para disa muajsh ishin në burg apo ishin të rrahur nëpër rrugë nga policia apo nga dhunuesit e Putinit, e janë zgjedhur edhe ata të cilët Kremlini i ka etiketuar si “agjentë të shërbimit sekret amerikan”, që është taktikë e zakonshme për satanizimin e opozitës në “demokracinë” ruse.

Kështu Iliya Jashin, i cili e fitoi vendin e parë në rajonin Krasnoselski, në korrik i kaloi 15 ditë në burg për shkak të pjesëmarrjes në protestën kundër korrupsion në atë rajon. Jashin’i në nëntor të vitit të kaluar ishte kërcënuar me vdekje sepse kishte dëshmuar në gjykim për vrasje të aleatit të tij politik Boris Nemcov i cili ishte vrarë para Kremlinit./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë