Loading…
Putin thotë se Kim Jong është ‘mendjemprehtë dhe i pjekur’ dhe se ka ftuar ndaj Perëndimit
  • 12/01/2018 | 10:46

...

“Ka armatim bërthamor, raketa me rreze globale, zotëri Kim Jong Un është mendjemprehtë dhe i pjekur”.


Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë të enjten se lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un është “mendjemprehtë dhe i pjekur” dhe se ka fituar në betejën e fundit me Perëndimin rreth programit të vet bërthamor dhe të raketave.

“Mendoj se është e qartë se zotëri Kim Jong Un fitoi në këtë raund. E përfundoi qëllimin e vet strategjik: ka armatim bërthamor, ka raketa me rreze globale deri në 13.100 kilometra, pra gati deri te çdo pikë në botë”, i ka thënë Putin gazetarëve, transmeton gazetametro.net

Rusia në Kombet e Bashkuara ka votuar për sanksione ndërkombëtare kundër Koresë Veriore rreth programit bërthamor, duke i bërë thirrje njëkohësisht Perëndimit të tregojë përmbajtje dhe të mbahen bisedimet rreth kësaj çështjeje.

Putin ka përsëritur që dialogu me Korenë Veriore është i sigurt dhe ka shtuar se Kim tani dëshiron ta qetësojë situatën.

“Ai tashmë është një politikan mendjemprehtë dhe i pjekur”, konsideron lideri rus.

Koreje Veriore dhe ajo Jugore kanë mbajtur bisedimet e para pas dy viteve, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump pas kësaj, në bisedën me presidentin e Koresë Jugore ka deklaruar se është i gatshëm për bisedime me Phenianin. /gazetametro.net

Pas takimit 24 orësh, arrihet marrëveshja për koalicionin e madh në Gjermani

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë