Loading…
Putin udhëton drejt Turqisë, e pret Erdogan
  • 25/09/2017 | 23:24

...

Presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvillojë të enjten një vizitë njëditore në Turqi për bisedime me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, të përqendruara mbi Sirinë dhe Irakun, theksuan sot dy palët.


Njoftimi i kësaj vizite u bë nga presidenca turke dhe Kremlini pas një bisede telefonike mes dy drejtuesve, transmeton gazetametro.net.

Turqia dhe Rusia mbështesin kampe kundërshtare në konfliktin sirian, por i kanë lënë mënjanë mosmarrëveshjet këto muajt e fundit në përpjekje për të arritur në një zgjidhje që i jep fund luftës civile.

Si Rusia dhe Irani, aleate të regjimit të Damaskut dhe Turqia që mbështet rebelët, njoftuan, më 15 shtator në Astana, një marrëveshje për bashkimin e forcave për ruajtjen e sigurisë në zonën e konfliktit në Idleb, në veriperëndim të Sirisë dhe në disa pjesë të rajoneve të Latakias, Homsit dhe Alepos.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë