Loading…
Putini tregon si i ka mbijetuar atentatit
  • 14/03/2018 | 19:22

...

Në dokumentarin e ri të presidentit rus Vladimir Putin, të cilin e ka bërë gazetari Andrej Kondrasov, presidenti i Rusisë kujton incidentit e vitit 2000, ku helikopteri i tij u sulmua në Chechnya.


Në atë Putini ka qenë në krye të detyrës së presidentit të Rusisë, në Chechnya, në prag të Vitit të Ri ku ai uroi forcat e përbashkëta të trupave aleate ruse.

Njeriu i parë i Chechnya’s, Ramzan Kadyrov, ka thënë se ishte kohe e rrezikshme për Rusinë.

“Helikopteri nuk ka mund të aterroj”, thuhet nen dokumentarin e publikuar në rrjetet sociale ruse, transmeton gazetametro.net

Në një deklaratë thuhet se helikopteri nuk ka mund të aterroj për shkak motit të keq, por në fakt helikopteri kishte marr zjarr, ka treguar Kondrasov.

“Mendova se ajo ishte fishekjarr sepse ishte nata e Vitit të Ri, por piloti tha: Çfarë fishekjarri? Jemi sulmuar”, ka thënë Putini.

Për këtë ngjarje ka folur edhe Igor Sechin, drejtori ekzekutiv i Rosneft, pastaj edhe nënkryetari i administratës presidenciale.

Sipas fjalëve të tij, helikopteri u detyrua t zbriste në vendt tjetër dhe të siguronte transport rrugor, pavarsisht faktit se pothuajse të gjithë rrugët ishin të minuara.

“Gjatë kthimit një minë ka eksploduar, por për fa të mirë askush nuk u lëndua”, ka thënë ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë