Loading…
Qeni futet në fushë dhe e ndjek topin, pëson futbollisti
  • 14/11/2017 | 16:39

...

Futbolli argjentinas ka qenë në fokus të shumë medieve prestigjioze dje, dhe kjo jo për shkak të futbollit cilësor, por për një episod që ka shkaktuar të qeshura pa fund.


Kemi parë shpesh që në fushë të futen tifozë e të ndërpresin ndeshje, apo edhe deri tek futja e shpendëve.

Këtë herë protagonist është bërë një qen, i cili jo vetëm që ka hyrë në fushë, por filloi të ndiqte topin derisa lojtarë pasonin te njëri tjetri, derisa ka rrëzuar edhe një prej futbollistëve.

Ndeshja më pas u ndërpre derisa qeni u largua nga fusha, ‘me siguri’ për ndërhyrje të gabuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes Central Cordoba-Sportivo Las Parejas.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë