Loading…
Qentë e tërbuar: Përsëri sulmojnë fëmijët, në Emshir
  • 23/09/2017 | 19:05

...

Sot rreth orës 18:00 (e shtunë) në Lagjen Emshir, në Prishtinë, një fëmijë është sulmuar nga qentë endacakë, të tërbuar.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për Prishtinë, e ka konfirmuar rastin dhe ka shtuar se fëmija është dërguar në QKUK, por se ende nuk është raportuar për gjendjen e tij shëndetësore.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një rast në lagjen Emshir, ku një fëmijë është sulmuar nga qentë endacakë. Personi i lënduar është dërguar menjëherë në QKUK për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Gjendja e fëmijës, duket të jetë jashtë rrezikut për jetë, por nuk ka ende raport zyrtar nga QKUK. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë