Loading…
Qesharake: Moderatorin shqiptar e kap lemza teksa jep lajmet
  • 20/02/2018 | 11:29

...

Gazetari i njohur Drini Zeqo ishte duke dhënë lajmet e edicionit  qëndror në televizionin Klan kur papritur u gjend para një situate aspak ta këndshme.


Duhet të themi se  ndodhi ajo që s’ka ndodhur deri më sot gjatë një transmetimi live. Mirë që lemza ia gjeti në një moment të papërshtatshëm, por dhe Drini nuk dorëzohej gjallë në botë.

Nëse ndonjërin mund ta ketë zënë lemza gjer më sot në televizion, ama ia ka gjetur zgjidhjen, Drinin “e torturoi” deri në fund. E zuri njëherë në fillim, dhe thamë aq ishte. Mbaron kronika dhe ja ku e zë sërish. E kalon si e kalon dhe ia nis: “Në një forum që bëri bashkë 350 investitorë italianë..” Nuk dimë ç’u bë gjatë transmetimit të montazheve, dimë vetëm që Drini rezistoi si një hero.

Ndërkohë vetë Zeqo ka bërë këtë postim në Insta Story : “Makthi i gjithë prezantuesve “lemza”.. sot na vizitoi në lajme. Njerëzore është besoj..”

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë