Loading…
Qeveria dyshon që Meha po e pengon punën e Komisionit të ri
  • 19/10/2017 | 08:11

...

Qeveria e Kosovës nuk është mjaftuar me shkarkimin e Murat Mehës nga Komisioni për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, shkruan sot Koha Ditore.


Ekzekutivi tani dyshon se Meha nga një pozitë tjetër është duke zhvilluar “aktivitete paralele”, të cilat mund të bëhen pengesë në punën e komisionit të ri. Komisioni që tani udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi, mes tjerash, duhet t’i verifikojë edhe gabimet e komisionit paraprak në shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Për të shmangur “dualizmat”, Qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale që t’i paralizojë aktivitetet e veta. Por, kjo kërkesë nuk është përfillur nga Meha, i cili ka thënë se ky është shantazh ndaj tij dhe institucionit që drejton.

Meha ka përvojë të hidhur me kryeministrin aktual, Ramush Haradinaj. Sa ishte në opozitë legjislaturën e kaluar, gjatë raportimit të Mehës në Komisionin për punë të jashtme, Haradinaj ia kishte përplasur atij një hartë në fytyrë, dhe e kishte akuzuar për faljen e mijëra hektarëve Malit të Zi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë