Loading…
Qeveria e ardhshme tu krijoj pensione dinjitoze viktimave të dhunës seksuale në luftë
  • 19/06/2017 | 10:57

...

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell tha sot se Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet që urgjentisht të merret me ofrimin e drejtësisë për viktimat e dhunë seksuale në luftë.


O’Connell kërkoi për më tepër që kësaj pjese të shoqërisë kosovare t’i caktohet pension dinjitoz që do tu mundësonte atyre jetë të mirë, shkruan arbresh.info.

“Qeveria e ardhshme duhet të caktoj shumën e pensioneve, të mos riviktimizohen të dhunuarit, ky pension duhet të jetë dinjitoz”, ka thënë ai në konferencën “Drejtësia e vonuar – drejtësi e mohuar: Stërzgjatja e procesit për  njohjen dhe verifikimin e statusit për të mbijetuarit e luftës në Kosovë”.

Sipas tij, Kosova e ka përkrahjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në këtë drejtim.

Ai ka kërkuar nga viktimat e dhunës seksuale që të aplikojnë për t’ju njohur statusi sepse siç tha, vetëm në këtë mënyrë mund të mos ndihen të margjinalizuar në shoqëri

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë