Loading…
Qeveria e Haradinajt për ‘hatër’ të Demarkacionit mblidhet dy herë
  • 20/02/2018 | 08:31

...

Ndonëse në fillim të mandatit ishte premtuar se do të rrëzohej marrëveshja aktuale e Demarkacionit, Qeveria po punon për ta ratifikuar që në këtë javë.


Për këtë, Qeveria e Ramush Haradinajt ka thirrur dy mbledhje për sot, në të cilat do të jetë temë diskutimi dhe do të merren vendime rreth Demarkacionit, shkruan gazetametro.net.

Mbledhja e parë do të nis në orën 10:00, e në të cilën do të vendoset për tërheqjen e marrëveshjes së dërguar në Kuvend, ndërkohë që në orën 15:00 e njëjta marrëveshje por me një aneks të veçantë, do t’i dërgohet sërish Kuvendit.

Por, megjithëse tani Qeveria me në krye Ramush Haradinajn kanë disponim për ta votuar Demarkacionin, ata nuk kanë vota të mjaftueshme. Siç e pranoi dje vetë kryeministri, atij i duhen edhe tri sosh.

Ndërkohë, edhe ambasasdori amerikan Greg Delaëie e quajti javë të rëndësishme për Kosovën që, siç tha ai, do të ratifikohet marrëveshja me Malin e Zi.

Ndryshe, Demarkacioni me Malin e Zi që është kusht për vizat është mbajtur i bllokuar qe gati tri vite, e i pari që nisi kundërshtimin ishte kryeministri aktual, i cili tash po dëshiron vetë ta miratojë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë