Loading…
Qeveria e Kosovës dhe Contour Global: Ndërtimi i termocentralit fillon në fund të tremujorit të parë të vitit 2019
  • 04/09/2018 | 10:30

...

Qeveria e Kosovës dhe Contour Global kanë publikuar listën e ngushtë të kompanive të përzgjedhura për kontratën e inxhinierimit, prokurimit dhe ndërtimit të termocentralit Kosova e Re.


Katër kompani, nga gjashtë sa kishin aplikuar në procesin fillestar të përzgjedhjes, kanë përmbushur kritere të ashpra teknike të përcaktuara në këtë fazë të projektit.

General Electric, Hyundai, CMEC, Hyundai dhe një konsorcium i përbërë nga Enka, Mitsugbishi Hitachi Power System dhe Tecnicas Reunidas janë kompanitë e përzgjedhura në listën e ngushtë për kontratën e ndërtimit të termocentralit Kosova e Re, që pritet të përfundojë problemet e vendit me furnizim me energji elektrike.

Është e rëndësishme të përmendet se për pjesën e ndërtimit,  ofertuesit në fjalë gjithashtu kanë paraqitur propozimet e tyre për kompanitë do te bëjnë paisjen me teknologji  (turbinat, gjeneratorët, dhe pjesët e tjera elektrike), të tilla si Doosan, General Electric, IHI, Mitsubishi Hitachi Power Systems, Rafako, Siemens dhe Toshiba si dhe shërbime afatgjata të mirëmbajtjes nga Alstom Power Service; General Electric; KEPCO; konsorciumi i KEPS, HPS, dhe OES; dhe një konsorcium i Mitsubishi Hitachi Power Systems, ENKA, dhe Tecnicas Reunidas.

‘Jemi të lumtur që kemi marrë vëmendjen e një numri kontraktorësh shumë presigjioz për termocentralin e Kosovës së Re.’, tha Kryeministri Haradinaj me rastin e shpalosjes së katër kompanive të përgjedhura për fazën finale. “Ndërtimi i termocentralit të ri do të ndikoj në përmirësimin e furnizimit të sigurtë të energjisë elektrike, do të sjellë energji më të pastër për mjedisin, si dhe do të rrisë ekonominë e Kosovës.‘Qeveria e Kosovës dhe Contour Global janë të përkushtuar për fillimin e ndërtimit të termocentralit në fund të tremujorit të parë të vitit 2019, ashtu sic është paraparë në orarin e aktiviteteve.’, shtoi Kryeministri më tutje.

‘‘Kosova e Re është vendimtare për të ardhmën e Kosovës në furnizimin me energji elektrike dhe jemi të lumtur që kemi pranuar oferta para-kualifikuese dhe mënyra të propozuara të financimit nga kontraktorë më të mëdhenj dhe më të njohur në nivel botëror.’, tha Joseph Brandt, themelues dhe Kryeshef Ekzekutiv në kompaninë Contour Global.

Kosova e Re shënon një moment historik për ekonomine e Republikës së Kosovës dhe përfaqëson investimin më të madh direkt të huaj në Kosovë. Termocentrali do të përmirësojë stabilitetin e furnizimit me energji elektrike, duke i dhënë fund humbjeve prej 415 milion dollarësh në vit, të shkaktuara nga furnizimi jo i rregullt me energji elektrike në Kosovë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë