Loading…
Qeveria e Kosovës miraton koncept dokumentin për Teatrot
  • 16/10/2018 | 16:40

...

Sot, në mbledhjen e Qeverisë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka propozuar për miratim koncept Dokumentin për Teatrot, dokument ky që nis procedurën për nxjerrjen e një politike të re sa i përket stabilitetit dhe funksionimit normal të teatrove nëpër komunat e Kosovës.


Ministri Gashi tha: “Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021, në funksion të përkrahjes dhe avancimit të sektorit kulturor, ka paraparë një mori masash e objektivash sikurse rishikimi përkatësisht avancimi i kornizës ligjore dhe hartimi i politikave të reja publike që garantojnë pavarësi financiare për institucionet e kulturës dhe menaxhim efikas të përgjegjësive; krijim të politikave të reja kulturore me programe në përkrahje të artistëve dhe nismave kulturore, ristrukturim dhe riorganizim të institucioneve vartëse për kulturë, promovim të kulturës dhe ngritjes së komunikimit kulturor; edukimit; aftësimit dhe pjesëmarrjes aktive në jetën kulturore”.

Po ashtu ministri tha se ”me miratimin e këtij dokumenti i hapet rrugë funksionimit normal të teatrove të komunave që aktualisht nuk janë në gjendje të mirë”.

“Duke pasur parasysh rëndësinë dhe nevojën e avancimit të kornizës ligjore në fushën kulturës në Republikën e Kosovës kërkoj nga ju që të aprovohet ky koncept dokument”, shtoi ministri Gashi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë