Loading…
‘Qeveria Haradinaj ka rënë’
  • 13/03/2018 | 14:52

...

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Qeveria e Ramush Haradinajt ka rënë moalisht dhe me numra, e sipas tyre, ajo tash duhet të bjerë edhe formalisht.


Sipas tyre, koalicioni aktual i quajtur i dështuar dhe i papërgjegjshëm, po mban peng qytetarët e Kosovës me bllokim të Kuvendit, shkruan gazetametro.net.

” Ky koalicion ka rënë tashmë edhe moralisht edhe me numra në Kuvend dhe mbahet në pushtet me zor dhe padrejtësisht. Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk mund të mbeten peng e një koalicioni të tillë pushteti krejtësisht të dështuar e të papërgjegjshëm, që po bllokon vendimmarrjen në Kuvend. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Çdo vonesë në këtë drejtim e rëndon gjendjen politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Demokracia është zgjidhja. Qeveria duhet ta japë dorëheqjen!”, thonë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Këto reagime të Vetëvendosjes vijnë pasi sot u bllokua puna e Kuvendit të Kosovës pasi deputetët e shumicës nuk morën pjesë në votim, duke bërë kështu që LDK e VV të braktisin seancën.

Sot gjatë seancë deputetët e kësaj partie reaguan edhe në Kuvend, duke thënë se praktika e bllokimit të rekomandimeve të opozitës, provokon bllokim të opozitës edhe për ligjet e sponsorizuar nga Qeveria.

Bashkë me VV’në sallën e kishin lëshuar sot edhe LDK’ja, të cilët kërcënuan me mocion për shpërndarje të Kuvendit.

Ndryshe, deputetët opozitarë kishin dhënë rekomandime para dy javësh pas interpelancës ndaj kryeministrit Haradinaj për rritjen e rrogave. Shumica braktisi votimin javën e shkuar dhe sot, duke pamundësuar kështu kuorumin e nevojshëm prej 60 deputetëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë