Loading…
Qeveria Haradinaj me 50 zëvendësministra
  • 14/09/2017 | 10:00

...

Qeveria Haradinaj, e cila i ka 21 ministri, pritet “të rehatohet” edhe me rreth 50 zëvendësministra, duke tejkaluar kështu për nga madhësia shumicën e qeverive në rajon dhe më gjerë.


Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, sipas marrëveshjes së koalicionit, PDK-së së Kadri Veselit i takojnë rreth 20 pozita të zëvendësministrave, ARK-së shtatë, AAK-së gjashtë, Nismës pesë zëvendësministra në Qeveri, ndërsa të tjerët i takojnë përfaqësuesve të minoriteteve.

Megjithatë, zyrtarët e PDK-së dhe të AAK-së nuk preferojnë të flasin për numrin e zëvendësministrave që do t’i ketë Qeveria e re, pas reagimeve të shumta në opinion për madhësinë e ekzekutivit.

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e PDK-së, ka deklaruar për “Zërin” se nuk e di sa zëvendësministra do t’i ketë qeveria “Haradinaj” e as kush do të jenë ata.

Ndërsa Muharrem Nitaj, nga AAK-ja, ka thënë se nuk është vendosur ende për këtë çështje, ndonëse në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit zyrtarë të AKR-së kishin deklaruar se në Qeverinë e re do t’i drejtojnë katër ministri, si dhe do t’i kenë shtatë zëvendësministra.

Në anën tjetër drejtues të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) thonë se një qeveri e tillë me shumë poste ministrash e zëvendësministrash do të jetë barrë e rëndë për buxhetin e varfër të vendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë