Loading…
Qeveria Haradinaj premton rritje të pagave nga janari
  • 03/11/2017 | 14:55

...

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Financave, Bedri Hamza, paralajmërojnë se do të ketë rritje të pagave në sektorin publik nga janari i vitit të ardhshëm.


Ky lajm u dha gjatë një vizite që shefi i Qeverisë i bëri Ministrisë së Financave (MF).

“Lajm i mirë është që buxheti për vitin që vjen garanton stabilitet në vend, garanton rritjen e pagave”, tha Haradinaj.

Edhe Hamza tha se “do të ketë rritje pagash nga janari i vitit të ardhshëm”.

“Na vjen keq për kategori të caktuara që kanë pritur, por ne kemi gjetur kohë dhe për mua është vërtet një lajm i mirë për Qeverinë, për Kosovën, është buxheti për vitin që vjen, që është një buxhet i cili garanton stabilitetin financiar në vend. Është një buxhet, që po ashtu siguron edhe rritjen ekonomik dhe rritjen e pagave. Jemi të interesuar që në planet tona për vitin që vjen dhe vitet në perspektivë të thellojmë bashkëpunimin me institucione të ndryshme financiare, për marrjen e kredive të buta, si dhe hua, që janë të dobishme për projektet që janë më rendësi për vendin, në mënyrë që edhe klima e investimeve të jetë e mirë”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërsa, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka paralajmëruar rritjen e pagave nga viti i ardhshëm dhe skemës sociale, por jo dhe të pensioneve.

Ai tha se rritja e pagave do të bëhet nga një janari dhe ajo do të jetë sipas rritjes ekonomike.

Sipas tij, 20 për qind do të ketë rritje të skemës sociale, nga e cila do të përfitojnë 26 mijë familje.

“Do të ketë rritje të pagave, rritja e pagave do të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi, në përputhje me rritjen ekonomike dhe do të fillon nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe do të përfitojnë të gjithë të punësuarit që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës. Përveç rritjes së pagave, i kemi trajtuar edhe kategoritë tjera sociale, ku për vitin e ardhshëm e kemi planifikuar rritjen për 20 për qind për të gjitha familjet që janë në asistencë sociale. Gjithashtu i kemi përfshirë edhe tri skema të reja sociale, për të pa aftësuarit”, deklaroi ministri Hamza. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë