Loading…
Qeveria ia jep edhe 53 milionë ‘Bechtel&Enkas’
  • 05/06/2018 | 14:48

...

Qeveria e Kosovës ka ndarë 53 milionë euro shtesë për “Bechtel Enkan” për autostradën e Shkupit.


Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës, tha se “për shkak të dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat, koncerziumi ka kërkuar që t’i paguajmë 63 milionë euro për shkak të mbajtjes së pajisjeve gjatë dhe shpenzimeve indirekte”.

“Pas negociatave kemi arritur që të ulim shumën në 45 milionë euro duke shtuar edhe 8 milionë euro të TVSH-së, në total do të paguajmë 53 milionë euro”, ka thënë Lekaj.

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj tha se po ia ndajmë këto para “pasi nuk është mirë që të përballemi me procese gjyqësore që do ta dëmtonin vendin”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë