Loading…
Qeveria ndan 49 mijë euro për komisionin për Demarkacionin
  • 13/10/2017 | 14:14

...

E plotësuar 14:21

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e një shume prej 49 mijë e 40 eurosh për punën e komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirin shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan Gazeta Metro.


14: 14 -Qeveria e Kosovës pritet që pas pak të mbajë mbledhjen e radhës me gjithsej 12 pika pjesë të rendit të ditës.


Mirëpo, dy pika janë më të rëndësishmet. Qeveria pritet që të diskutojë për ndarjen e mjeteve financiare për punën e komisionit shtetëror për Demarkacionin me Zi, poashtu ekzekutivi do të shqyrtojë kërkesën e bërë nga Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri për ndarjen e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve për ekspertizë shtesë për vdekjen në paraburgim të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, shkruan Gazeta Metro.

Kujtojmë që Haradinaj ka shkarkuar komisionin për Demarkacionin me në krye Murat Mehën, duke emëruar kryesues të këtij komisioni, kundërshtuesin e Demrkacionit, ish-deputetin e LDK-së, Shpejtim Bulliqin.

Mledhja është thirrur në ora 14:00, por ende nuk ka filluar.

Foto: Pikat e rendit të ditës për mbledhjen e sotme të Qeverisë

LEXO EDHE: Thaçi fut ne debat të ashpër Matoshin me Gecajn e Abdullahun. 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë