Loading…
Qeveria ndan 50 mijë euro për ekspertizë shtesë në rastin Dehari
  • 13/10/2017 | 14:29

...

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar ndarjen e 50 mijë eurove për mbulimin e shpenzimeve për ekspertizë shtesë jashtë vendit lidhur me vdekjen në paraburgim në nëntorin e vitit 2016 të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, shkruan Gazeta Metro.


“Duke marrë për bazë rekomandimin e Kuvendit që e obligojnë qeverinë që të mbuloj shpenzimet e ekspertiza jashtë vendit për rastin Dehari”, tha në fjalën e tij ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili kishte bërë kërkesën për këtë ndarje të mjeteve.

Qeveria ka miratuar këtë ndarje menjëherë pasi ndau 49 mijë e 40 euro për komisionion shtetëror për përcaktimin dhe mirëmbajtjen e kufirit me Malin e zi.

LEXO EDHE: Qeveria ndan 49 mijë euro për komisionin për Demarkacionin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë