Loading…
Qeveria nesër vendos për shpalljen e 50 hektarëve si zonë e veçantë në qytetin e Limajt
  • 04/06/2018 | 16:09

...

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë paraqiti javën e kalune para Qeverisë një propozim ku parashihej shpronësimi i rreth 50 hektarëve tokë për t’u bërë zonë me intere të veçantë.


Përveç që e gjithë pjesa do të jetë në komunën nga ku vjen Fatmir Limaj, një pjesë e saj e prek direkt edhe fshatin e zëvendësministrit Limaj, shkruan gazetametro.net.

E ky propozim hasi në kritika nga dy ministrat e PDK’së, Abelard Tahiri e Besim Beqaj. Tahiri tha se nuk mund të bëhen këso propozime pa parë koston buxhetore që mund të sjell shpronësimi.

Por, sido që të jetë, ministria që udhëhiqet nga ministri që vjen nga partia e Limajt, Bajram Hasani, e ka proceduar këtë kërkesë për në qeveri, e ku pritet që të shqyrtohet nesër.

Në rendin e ditës të publikuar nga Qeveria e Kosovës, kjo çështje renditet si pika e katërt.

“Shqyrtimi i Propozimit për shpalljen e zonës me interes të veçantë ekonomik me qëllim të themelimit të Zonës Ekonomike në Komunën e Malishevës (MTI)”, thuhet në rendin e ditës së publikuar nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkohë, me krijimin e zonës së veçantë në Malishevë, vazhdohet praktika që partitë në Qeveri të krijojnë zona të tilla në qendrat ku janë ata në pushtet lokal. Kështu ka ndodhur me Mitrovicën e Gjakovën, ku u shpallën zonë e mbrojtur nga AKR.

Ndryshe, nëse kalon propozimi në Qeveri, zona e lirë ekonomikë në Malishevë pritet të përfshijë fshatrat Banje, Bellanicë dhe Senik./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë