Loading…
Qeveria paralajmëron rritjen e pagave edhe në një sektor
  • 01/02/2018 | 14:31

...

Sot në Qeverinë e Kosovës është diskutuar edhe për sektorin e Shëndetësisë, me ç’rast ministri Uran Ismaili tha se ky sektor ka nevojë për një mobilizim edhe më të madh të aktorëve përgjegjës.


Siç tha Ismaili, misioni i Qeverisë është që në 2018 të ketë ndryshim në të mirën e personelit, duke përmendur edhe pagat, shkruan gazetametro.net.

‘Misioni ynë dhe i Qeverisë tashmë është i qartë që viti 2018 të jetë viti i ndryshimit në këtë sektor në të mirë të personelit, me pajisje, paga dhe infrastrukturë, dhe në të mirë të qytetarëve me shërbime cilësore dhe në çdo kohë’, ka thënë Ismaili.

Këto detaje ministri Ismaili ka thënë se i ka diskutuar me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe disa nga drejtues të tjerë të sistemit shëndetësorë.

Ndryshe, rritja e pagave është përmendur edhe për disa sektorë të tjerë, ndërkohë që deri tash ka vendim për rritjen e rrogave për gjyqtarë e prokurorë dhe për zyrtarët qeveritarë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë