Loading…
Qeveria rrit pagesën mujore për ata që marrin ndihmë sociale
  • 12/01/2018 | 17:02

...

Pagesa mujore për familjet në skemën e ndihmave sociale do të rritet për 20% dhe një propozim vendim i tillë është paraqitur sot nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica në mbledhjen e qeverisë, ku dhe ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar.


“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bazë të fushëveprimit dhe mandatit të saj, përveç kategorive tjera sociale ka për qëllim dhe objektivë mbështetjen e familjeve të varfra, përmes ofrimit të pagesës së Asistencës Sociale, për familjet që i plotësojnë kriteret sipas Ligjit Nr. 04/L-096 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë”, tha ministri Reçica.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare mbi varfërinë dhe papunësinë, familjet në Skemën e Ndihmës Sociale vazhdojnë të janë shtresa më e varfër dhe më e goditur në aspektin ekonomik dhe social.

Ministri Reçica tha se përkundër lëvizjes së çmimeve të disa artikujve në kuadër të shportës së ushqimit, shuma e ndihmës sociale nuk ka pasur ngritje që nga viti 2015 dhe nuk është harmonizuar me indeksin e çmimeve andaj. Duke u bazuar në hulumtime dhe analiza të  lëvizjes së çmimeve dhe harmonizimit me çmimet e shportës së ushqimit, është propozuar rritja për 20% e cila mori aprovimin e kabinetit qeveritar.

Ndihma e asistencës Sociale bazohet varësisht sa anëtarë ka një familje si psh. 1 anëtarë me 40 pikë x 1.50 euro, që bie se do të përfitoj 60 euro dhe maksimum familja 15 anëtareshe me 120 pikë x 1,50 euro do të përftoj 180 euro në muaj. Kjo rritje do të filloj të zbatohet nga 1 Janari 2018.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë