Loading…
Qeveria shet vetura edhe nën 300 euro
  • 07/02/2018 | 10:04

...

Në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë është hapur një ankand që u mundëson të bleni vetura për hiç më shumë se 300 euro, shkruan gazetametro.net.


Siç ka raportuar sot edhe magazina.al, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar e cila është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë ka shpallur këtë ankand ku mund të gjeni disa vetura dhe gjëra të tjera.

Një veturë VW Passat e shet Ministria për 337 euro. Golf II i konfiskuar shitet më 225 euro, ndërkaq një Opel Vectra me vetëm 187 euro.

Përveç këtyre veturave, në këtë ankand kanë dalur edhe një telefon samsung dhe tri ora dore të përdorura për vetëm 56 euro.

Afati kur mund të bëheni pjesë e ankandit është 13 shkurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë