Loading…
Qindra mijëra euro pensione për të vdekurit
  • 29/06/2018 | 08:48

...

Më shumë se 110 mijë euro janë shpenzuar gjatë vitit që lamë pas në emër të pensioneve për njerëzit që nuk jetojnë më. Kjo dhe plot shkelje të tjera ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2017 për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), shkruan sot Gazeta “Zëri”. 


Gjatë vitit 2017 më shumë se 111 mijë euro të buxhetit shtetëror janë shpenzuar në emër të pensioneve në emër të qytetarëve që kanë vdekur kohë më parë.

Po ashtu gjatë vitit që lamë pas edhe shume shkelje të tjera janë evidentuar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).

“Nga krahasimi i të dhënave ndërmjet MPMS-së dhe ARC-së kemi konstatuar se gjatë vitit 2017 pensionet e paguara pas vdekjes së përfituesve arrijnë vlerën 111.935 €. Duke e krahasuar me vitin e kaluar është shënuar një rënie e lehtë e rasteve të tilla të parregullta për 3.071 euro. Kjo ka ndodhur për shkak se vdekjet paraqiten/lajmërohen me vonesë në ARC, ndërsa në momentin e krahasimit të të dhënave nga ne në vlerën e gabimit përfshihen edhe muajt kur personi ka qenë i vdekur, por ende i paregjistruar në ARC. Ky fakt pamundëson eliminimin e tërësishëm të gabimit në këtë skemë nga ana e Ministrisë”, thuhet në raportin e Auditorit për MPMS-në. Familjarët e pensionistëve të vdekur gati nuk kanë lënë kategori të skemës pensionale pa e keqpërdorur. Pensionet e paguara u kanë takuar personave me aftësi të kufizuara, kompensimet për persona të verbër, pensionet bazë, si dhe pensionet e “Trepçës”. Prej të gjitha këtyre kategorive duket se kanë përfituar familjarët e tyre. Mbajtja e personave të vdekur në listat e pagesave të pensioneve rezulton me pagesa të parregullta dhe me dëmtim të buxhetit. Kështu alarmon Auditori, i cili ka drejtuar një rekomandim për MPMS-në. “Ministri duhet të sigurojë se janë përforcuar edhe më tutje kontrollet e brendshme për të siguruar pastrimin e listave, duke bërë krahasimin sistematik të regjistrave me regjistrin civil, komunikim në kohë reale me shënimet e tyre para se të bëhet kompensimi i pensioneve. Po ashtu duhet të merren të gjitha masat e nevojshme për kthimin e pensioneve të dhëna pa bazë”, theksohet në rekomandimin e ZKA-së.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë