Loading…
QKK-ja dhe distributori amerikan koordinojnë fushatën e “Martesës” drejt “Oscars”
  • 24/09/2018 | 17:04

...

Qendra Kinematografike e Kosovës do të koordinohet me distributorin amerikan “Uncork’d Entertainment” për ta realizuar fushatën promovuese të filmit “Martesa”, që sivjet është propozimi i vendit për çmimin prestigjioz kinematografik. “Oscars”.


Aktualisht, QKK-ja është në kërkim të datave për ta shfaqur në Los Angeles filmin, në bashkëpunim me “European Film Production”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edhe sivjet, shifra e ndarë për fushatën promovuese të filmit me të cilën synohet nominimi për filmin më të mirë në gjuhë të huaj, është e përafërt me atë të viteve të kaluara, 20 mijë euro.

Në fillim të shtatorit u bë publik lajmi se filmi që sjell një trekëndësh dashurie, pranë dhe gjatë martesës, është propozimi zyrtar i Kosovës për kategorinë “Filmi më i mirë i huaj” në “Oscar”. Me filmin “Martesa”, nën regji të Blerta Zeqirit, Kosova synon “Oscarin” për të pestin vit me radhë prej se më 2014 fitoi të drejtën për kandidim.

“Martesa” ka qenë i vetmi, i cili i është përgjigjur thirrjes së Qendrës Kinematografike të Kosovës për propozime për “Oscar” .

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë