Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë dhuratë sot nga homologu i tij serb Aleskandar Vucic, dhuratën e shumë premtuar dhe të përfolur nga mediat, një këlysh që njihet si “qen i Sharrit” apo siç njihet ndryshe si pastori shqiptar, trasmeton Gazeta Metro.
Putini ka marrë dhuratën e “çmuar” nga Vucici sot në ambientet e Qeverisë së Serbisë.
Ai këtë këlysh do ta quajë me emrin “Pasha” dhe do ta ruajë atë në shtëpinë e tij në Rusi ku dhe do të përkujdeset për të, pasi ai njihet si një adhurues i madh i kafshëve.
Bëhet fjalë për një këlysh tre muajsh. I racës së Sharrit, që rritet në territorin e Kosovës, respektivisht në malet e Sharrit, prej nga edhe mban edhe emrin.