Një set i mrekullueshëm i fotografive ka nxjerrë në pah një tunel të jashtëzakonshëm që ishte ndërtuar nga regjimi nazist nën qytetin e sotëm të Hagës.
I tërë kompleksi ishte ndërtuar më 1942 nën fshatin Scheveningen. 135 mijë banorë ishin dëbuar nga aty pasi u ishte thënë se zona ishte e ndaluar për civilë, zonë ku në fakt do të ndërtohej ky rrjet i tuneleve, transmeton gazetametro.net
Kompleksi në formë të bunkerit ishte planifikuar për të strehuar një numër prej 3300 ushtarësh. Aty, ndër të tjera kishte edhe sauna, dhoma për qëndrim ditor dhe magazina për ruajtjen e ushqimit.
Ushtria e Gjermanizë naziste kishte pushtuar Holandën më 10 maj 1940 dhe këtë e kishte bërë brenda pesë ditësh.
Nga fotografitë e publikuara nga Dailymail mund të shihet se i gjithë konstruksioni ishte i ndërtuar në frymën e ideologjisë naziste.
Tash, Holanda dëshiron që ta bëjë këtë vend atraksion turistik, duke e hapur pjesë-pjesë për t’ia treguar botës atë çfarë kishte ndërtuar regjimi i Hitlerit, i cili planifikonte që sundimi i tij të zgjaste. /gazetametro.net