Loading…
Qyteti shqiptar ku jetohet më së gjati
  • 14/11/2017 | 21:02

...

Instituti i Statistikave ka sjellë një skanim të të dhënave demografike në vend, që nga viti 2012 e deri në vitin 2016.


Kështu, mosha mesatare e vdekjeve për vitin 2016 është 73.7 vjeç. Qarku i Kukësit ka një shmangie të dukshme, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve, 70.7 vjeç.

E kundërta ndodh me qarkun e Gjirokastrës, që gjithashtu ka shmangie në drejtim të kundërt, me një moshë mesatare vdekjeje 76.7 vjeç.

Qarqet e tjera të vendit janë ndarë në numër të barabartë, 5 me 5 mes vlerës mesatare kombëtare, por luhatja është mjaft e vogël. E njëjta gjë mund të thuhet për Tiranën dhe Durrësin, dy qarqet ku është përqendruar pjesa më madhe e popullsisë.

Në vitin 2016, në totalin e popullsisë mesatare të Shqipërisë, të rinjtë 0-14 vjeç zënë rreth 18% të totalit, ndërsa popullsia në moshë pune 15-64 vjeç zë rreth dy të tretat, 69%, duke lënë kështu vetëm 13% të popullsisë mbi moshën 65 vjeç.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë