Loading…
Qyteti zviceran, vetura më energji elektrike
  • 19/03/2018 | 09:34

...

Policia në kantonin e Baselit në Zvicër po planifikon që të marrë disa vetura të reja për të patrulluar. Fjala është për modelin elektrik të Teslas, ndërsa shtatë vetura të tilla do t’u kushtojnë atyre më pak se një milion franga zvicerane.

Në një njoftim dërguar mediave bëhet e ditur se testimet kanë shfaqur aftësitë e jashtëzakonshme të veturave për punë.

Veturat pasi të mbushen mund të qëndrojnë për gjithsej 500 kilometra vozitje, përderisa një patrullë e policisë i kalon zakonisht 200 kilometra brenda ditës.

Qyteti do të përfitojë ekonomikisht nga përdorimi i këtyre veturave, dhe po ashtu kjo do të shërbejë si një masë mbrojtëse për ambientin.

Me këto vetura, policia gjithashtu mund të jetë e gatshme për sfida të së ardhmes, siç është lufta kundër dronëve, raportojnë mediat lokale të Zvicrës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë