Loading…
Rahoveci fle mbi ar? Flasin ekspertët
  • 10/01/2018 | 21:31

...

Ditë më parë u raportua se në zonën e Rahovecit ka rezerva të mëdha të arit, dhe se kjo u dëshmua nga hulumtimet e një kompanie të huaj, por ekspertët kosovarë e mohojnë këtë.


Sheqajdin Dërguti, nga Rahoveci i cili ka punuar vet në minierat e kësaj zone, thotë për Klan Kosova të mos ketë dëgjuar kurrë se aty ka ar, por vetëm krom, dhe atë me cilësi shumë të mirë. Këtë thotë të ja ketë treguar edhe babai i tij, përcjell gazetametro.net.

Të njëjtën gjë e thonë edhe në Komisionin për Miniera. Sipas tyre, ajo kompani e huaja që pretendon se ka kryer hulumtime në Kosovë dhe ka gjetur ar, nuk ka pasur licencë fare. Ata madje thonë se një kompani po të gjente ar, madje edhe në sasi të vogël, nuk do të tërhiqej aq lehtë nga hulumtimi i saj. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë