Loading…
Raketë sekrete ushtarake apo meteor – këto pamje nxisin teori konspirative
  • 13/06/2018 | 10:10

...

Një objekt misterioz është parë duke fluturuar mbi qiellin e Washingtonit në Shtetet e Bashkuara. Drita që duket si raketë në fotografi ka ngritur dyshime të forta pasi që autoritetet kanë mohuar që kanë kapacitete për të lëshuar në ajër pajisje të tilla, transmeton Gazeta Metro.

Mëngjesin e së dielës, Greg Johnson i bëri këto fotografi rreth orës 4:00. Aty shihet qartë që objekti që krijon re tymi në qiell është raketë. Megjithatë, pasi që storja doli në rrjetet sociale, qeveria mohoi që ka lëshuar një raketë të tillë.

Dyshimet e para ishin që raketa u lëshua nga një bazë ushtarake në Washington. Por, ushtarakët kanë mohuar këtë mundësi dhe kanë thënë që në këtë bazë ka aktivitete të ndryshme por jo edhe raketa të tilla.

Duke qenë që u përjashtua edhe mundësia që objekti të ketë qenë meteor, pasi që në foto shihet qartë që është pajisje që ngjan me një raketë, misteri për këto pamje vazhdon pasi që ushtria ka këmbëngulur që nuk ka të bëjë asgjë me këtë pajisje. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë