Loading…
Rama bëhet ‘horë’ nga një komentues në foton me Trumpin |FOTO
  • 12/07/2018 | 13:29

...

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e radhës të NATO’s në Bruksel ku ka pasur rastin të takohet me liderë botërorë.


Kryeministri shqiptar ka shfrytëzuar rastin të takohet edhe me liderë të vendeve të tjera anëtare të NATO’s, transmeton gazetametro.net

Ndër ta, është edhe vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili gjithashtu është pjesëmarrës në Samit.

Kryeministri Rama në Facebook ka postuar një foto të tij gjatë takimit me presidentin amerikan, dhe e ka vlerësuar si foto të ditës.

Mirëpo, jo të gjithë janë shprehur të ngazëllyer për takimin e Ramës me presidentin amerikan. Një nga komentuesit ka ironizuar me foton e Ramës me Trump duke iu drejtuar kryeministrit shqiptar me fjalët: “Z. Rama i thuaj Trumpit të mos t’i mbylle llotot se eshte e vetmja shprese qe kemi per te ikur nga ky vend”, duke shprehur kështu dëshpërimin e tij me gjendjen në Shqipëri. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë