Loading…
Rama: Ndaj serbëve në FSK ka shumë presion nga strukturat kriminale dhe paralele
  • 25/06/2018 | 21:21

...

Numri një i Forcës së Armatosur të Kosovës, Rrahman Rama,  ka folur për zhvillimet e fundit që po bëhen në FSK, ai ka treguar nga kush po kanë presion komuniteti serb në FSK si dhe përjashtimin e 100 pjestarëve nga trupat e sigurisë së Kosovës.


Gjeneral Lejtnant, Rrahman Rama ka komentuar  presionin që po u bëhet pjesëtarëve serbë të FSK’së, sipas tij strukturat kriminale dhe paralele po ndikojnë shumë në këta të fundit.

“Ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb në FSK ka shumë presion nga strukturat kriminale dhe paralele”, ka thënë Rama, teksa ka përmendur edhe arrestimet në Serbi të disa pjesëtarëve serbë të FSK-së, si pjesë e këtij presioni.

Rama, ka thënë se më shumë se 100 pjesëtarë të FSK-së deri më tani janë larguar nga kjo trupë e sigurisë në Kosovë.

“Më shumë se 100 pjesëtarë i kemi larguar vitin e kaluar për shkak të thyerjes së disiplinës dhe refuzimit të komandës”, ka thënë Rama.

Gjenerali Rama ka treguar për rrezikun që i kanoset ende qytetarëve të Kosovës nga fushat e minuara që nga lufta e fundit në Kosovë.

“Në Kosovë ekzistojnë 108 fusha të minuara”, ka thënë Rama në KTV, duke shtuar se po punohet që ato fusha të pastrohen nga minat

 

 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë