Loading…
Rama ngacmon opozitën me finalen: Basha ishte portieri i Liverpoolit
  • 26/05/2018 | 23:37

...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka gjetur shkas te finalja e Ligës së Kampionëve për të ngacmuar opozitën në Shqipëri.

Përmes një statusi në Facebook, Rama ka thënë që në Tiranë nuk pati protestë, duke aluduar te numri i vogël i pjesëmarrësve, pasi në krye të Partisë Demokratike paska qenë portieri i Liverpoolit, kurse Luli, siç e quan ai Lulzim Bashën e PD’së, paska shkuar në Kiev për të mbrojtur portën e Liverpoolit.

Rama i ndërlidhi kështu në një shaka dështimin e PD’së për të organizuar një protestë masive në Tiranë, si dhe dështimin e madh të portierit të Liverpoolit, Loris Karius, i cili me dy gabime të rënda i dha fitoren Real Madridit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë