Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve socialistë, ku u ka kërkuar “mobilizim total për çdo votë në numërim”.
“Sipas të gjitha të dhënave, timonin do ta kemi. Ju lutem, mobilizim total për çdo votë në numërim. Qetësi e durim ndaj çdo provokimi”, ka shkruar Rama.
“Na duhet proces i pastër dhe i pakontestueshëm”, shton më tej mesazhi i Ramës.
Lexo edhe Exit Poll’i nxjerr fituese Partinë Socialiste. /gazetametro.net