Loading…
Ramos tenton ta pengojë largimin e Ronaldos
  • 19/06/2017 | 17:02

...

Real Madrid me çdo kusht është duke tentuar ta ndalojë largimin e Cristiano Ronaldo-s dhe tashmë edhe lojtarët janë duke marrë masa individuale për të bindur portugezin të qëndrojë, sipas disa raportimeve në Spanjë.


Disa raportime janë duke sygjeruar se Pepe është duke tentuar ta bind Ronaldo t’i bashkohet në Paris Saint-Germain për sezonin e ardhshëm, ndërsa partneri i tij në mbrojtje, Serigo Ramos, ka tjera ide.

Sipas gazetës Marca, Ramos ka thirrur në telefon superyllin portugez që të bind atë të mos transferohet në Old Trafford këtë sezon.

Poashtu besohet se edhe Zidane ka telefonuar Ronaldo mënjëherë pas dëgjimit të lajmit se ai është duke shqyrtuar largimin nga Bernabeu.

Trajneri francez do të tentojë në vazhdimësi ta bind që të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll por nuk do ta mbajë kundër dëshirës së tij.

Sipas lajmeve të fundit edhe pronari rus i Chelseat, Roman Abramovich do shqyrtojë mundësinë për të bërë një ofertë për Ronaldon./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë