Loading…
Range Rover konkurron Rolls- Royce Culllian dhe Bentley |FOTO
  • 05/07/2018 | 23:29

...

Me këtë lansim, Range Rover pritet të shënojë një ngritje të re në segmentin e makinave super-luksoze SUV.


Megjithëse Range Rover është një prej brendeve ikonë që prodhon SUV, kohëve të fundit po ka konkurrencë të madhe nga Bentley dhe Rolls-Royce.

Cullinan bëri bujë të madhe dhe po kërkohet shumë, andaj Range Rover po e përgatitë kundërpërgjigjen.

Sipas Autocar, makina e re nga ky prodhues britanik që lansohet më 2021, do të ketë komoditet shumë më të madh, nivel të avancuar të vetë vozitjes dhe teknologjinë e fundit.

Për ndryshimet e reja që do t’i pësojë Range Rover dhe Range Rover Sport, janë bërë punime shtesë në fabrikat e prodhimit në Solihull të Britanisë së Madhe, që t’i përshtaten sa më mirë linjave të punës.

Modelet e reja, do të kenë arkitekturë të veçantë, duke ua lehtësuar platformën më shumë se atë që është e vendosur te Jaguar Land Rover.

Struktura prej alumini, do të ketë peshë më të lehtë, për të minimizuar rëndesën që e bëjnë bateritë e mëdha për versionet elektrike dhe hibridët.

Burime pranë kompanisë, bëjnë të ditur se modeli i ri që është emëruar përkohësisht si L460, do t’i ketë përmasat e njëjta me Range Rover të tanishëm, që është më i vogël se Bentayga.

Jo çuditërisht, nuk do ta ndryshojë pamjen e jashtme dhe përkundër rivalëve si Rolls-Royce dhe Aston Martin Lagonda, nuk do të jetë tërësisht elektrik.

Pritet ta ketë motorin me 3.0-litra dhe variantin 5.0-litra V8 me naftë dhe benzinë, por nuk përjashtohet mundësia e një hibridi të lehtë me 48V.

Meqenëse Jaguar ka sistem mjaft të avancuar të autopilotit, kjo pritet të jetë edhe më e përsosur te Range Rover i ri. /Telegrafi

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë