Loading…
Range Rover prezanton “Velar”
  • 04/01/2018 | 17:51

...

Kompania angleze e makinave “Range Rover” është një kompani që është identifikuar që në fillimet e saj për prodhimin e fuoristradave të forta, dhe të përshtatshme me çdo rrugë.


Fillimisht fuoristradat “Range Rover” ishin shumë të thjeshta duke u karakterizuar nga shasia e fortë dhe sistemi i amortizimit me balestra rezistente adapte për rrugët më të vështira.

Pa harruar panelin e komandave interiorë ku ndërthuresin elementë funksionalë shumë të thjeshtë në përdorim.

Duke parë preferencat e klientëve, anglezët e “Range Rover” ndryshuan.

Fuoristradave të fuqishme filluan ti shtoheshin elementet luksoze në interiorët e makinave dhe eleganca gjithashtu filloi të ndryshojë edhe paraqitjen e jashtme të “bishave” të familjes Angleze.

Së fundmi, për vitin 2018, “Range Rover” ka lancuar modelin e ri “Velar”.

Një fuoristradë kompakte, ku inxhinieria angleze ka bërë një koperim mes modelit “Range Rover Sport” dhe “Range Rover Evoque”.

Me një pamje agresive dhe fenerë elegantë, modeli i ri “Range Rover Velar” vjen me tre opsione për motorin, 2.0 naftë 4 pistona turbo dhe me 179 kuaj fuqi,  2.0 benzinë 6 pistona me turbo dhe 250 kuaj fuqi, dhe 3.0 benzinë 6 pistona me turbo të avancuar me 380 kuaj fuqi.

Modeli i ri “Range Rover Velar” ka disqe prej 20 inçësh, dhe në brendësi ku krostoki duket si një kabinë avioni i pajisur me dy ekrane touchscreen prej 12.3 inchësh për kontrollin e makinës, gjithashtu ka dhe një sistem audio prej 725 vatësh, me 17 bokse ku sistemi “Meridian” jep një performancë audio mbresëlënëse.

“Ranger Rover Velar” vjen për të gjithë të interesuarit me një çmim bazë prej 41.500 euro plus koston për opsionet shtesë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë