Loading…
Raporti: Priftërinjtë gjermanë abuzuan seksualisht me mijëra fëmijë
  • 13/09/2018 | 14:22

...

Mbi 3,600 fëmijë në Gjermani janë sulmuar nga priftërinjtë katolikë në mes të viteve 1946 dhe 2014, zbulon një raport që ka rrjedhur në publik.


Studimi është autorizuar nga vetë Kisha dhe pritet të publikohet më 25 shtator.

Sipas raportit, të publikuar nga Spiegel Online, rreth 1,670 klerikë në Gjermani kanë kryer një formë të sulmit seksual ndaj 3,677 të miturve.

Një zëdhënës i Kishës tha se është “i tronditur dhe i turpëruar” nga gjetjet.

Raporti është i fundit në një seri të gjatë sish, që kanë zbuluar dekada të tëra të abuzimit seksual nga priftërinjtë katolikë në mbarë botën.

Sipas studimit të ri, vetëm 38% e autorëve të dyshuar janë ndjekur penalisht dhe janë ballafaquar vetëm me procedura të vogla disiplinore.

Rreth një në gjashtë raste ka përfshirë përdhunim. Shumica e viktimave ishin djem dhe më shumë se gjysma ishin 13 vjeç ose më të rinj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë