Loading…
Rashica, Rashica, Rashica… goli i yllit kosovar për fitore në Bundesliga
  • 12/03/2018 | 22:30

...

Milot Rashica e ka ‘thyer akullin’ në Bundesligën gjermane duke e shënuar golin e fitores për Werder Bremen ndaj Kolnit.


Mesfushori ofansiv i Përfaqësueses së Kosovës me një vrapim të shpejtë në kundërsulm në minutën e 58’të, doli i vetëm përballë portierit, dhe u tregua gjakftohtë duke gjuajtur lehtë për epërsinë 2-1 të vendësve.

“Dhe tani vjen i vogli … dhe ia arrin … Milot Rashica” thotë komentatori gjerman, e pasoi edhe brohoritja e parë e tifozëve Rashica, Rashica, Rashica …

Ishte kjo ndeshja e tretë e Rashicës si titullar rreth dy muaj pasi i transferua në Bremen për afro 9 milionë euro./gazetametro.net

http://www.dailymotion.com/video/x6g6w4q

http://www.dailymotion.com/video/x6g6w18

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë