Loading…
Rasic dhe Trajkovic reagojnë kundër idesë së korrigjimit të kufijve
  • 10/08/2018 | 18:11

...

Politikanët serbë në Kosovë nuk e kanë pritur mirë idenë e korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.


Kryetari i Partisë Progresive Serbe, Nenad Rasic, ka thënë se ridefinimi i kufijve është një koncept që sjell pasoja.

Ai ka thënë se vendet e Ballkani asnjëherë nuk kanë arritur t’i ndërrojnë kufijtë me paqe, transmeton gazetametro.net

“Duhet ta dimë që ne jemi në Ballkan. Unë nuk e di dhe nuk e mbaj mend në asnjë periudhë historike që vendet e Ballkanit kanë arritur që me paqe t’i ndryshojnë kufijtë. Kjo është çështja e parë, e cila pastaj do të hapte probleme të tjera”, thotë Rasic.

Kundër idesë së korrigjimit është shprehur edhe ish-deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkovic.

Në një intervistë për programin në gjuhën serbe të televizionit publik, ajo ka thënë se kjo ide do të çonte në destabilizimin e rajonit.

“Ne kemi ardhur në një pozicion, ku ata për normalizim po na ofrojnë projektin më mizor. Ky projekt i ndërrimit të kufijve, nënkupton dëbim të ri dhe shpërngulje të njerëzve si dhe destabizilim posaçërisht për ne serbët, që enklavat do të zbrazeshin, por edhe pjesa më e madhe e veriut të Kosovës”, thotë Trajkovic /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë