Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rasic, duke folur për skenën politike në Beograd, e ka përshkruar kryeministrin serb Aleksandar Vucic si një lloj diktatori në Serbi, të cilit i janë nënshtruar edhe opozita e edhe media.
Ai në emisionin Komiteti të Gazetës Express, ka thënë se opozita në Serbi është shumë e heshtur dhe sikur pranojnë se kryeministri serb është lider e pakontestueshëm.
Rashiq ka treguar se në Serbi te gjitha mediat rreshtohen pas Qeverisë, dhe gjithashtu edhe shoqëritë civile.
Deputeti ka thënë se i duket shumë e çuditshme, por në shtetin serb opozita ka rol formal dhe nuk ka kurrfarë funksioni tjetër, ndërsa kryeministri Vuçiq vazhdon të mbetët i pakundërshtueshëm në skenën politike.